Bekim Isufi : Drita në këtë edicion do të jetë krejt ndryshe
Gjilan – Trajneri i Dritës Bekim Isufi i cili në këtë edicion të garave do ti prijë ekspeditës së Dritës në Superligën e Kosovës në futboll, është shumë optimist para fillimit të garave, se skuadra e tij në këtë edicion do të shkëlqej.
Isufi i cili me një javë vonesë ka filluar përgatitjet për shkaqe objektive të skuadrës së tij, me një intensitet të lartë të punës po punon, që sa më të përgatitur t`i fillojnë garat në Supërligën e Kosovës.
Trajneri ambicioz Isufi lidhur me përgatitjet e djelmoshave të tij për rajonipress tha se me gjithë vapën Afrikane e cila po mbretëron po ja dalim falë angazhimit të futbollistëve.”Jemi duke punuar sipas programit të cilin e kemi parapa dhe gjithçka është në rregull”.
Me transferet e futbollistëve të cilat i kanë bërë zyrtarët e Dritës, me numrin e futbollistëve në skuadrën e tij Isufi shprehet.”Janë bërë disa transfere në skuadër të cilat i kemi vlerësuar të domosdoshme, djemtë po japin gjithçka nga vetja, për tu dëshmuar, kemi edhe pakë kohë të koordinohemi, duke shpresuar se gjithçka do të jetë në rregull për fillimin e edicionit të garave”.
Për trajnerin e Dritës primare është koordinimi i futbollistëve lojërat cilësore dhe disiplina në fushë. “ Karakteristik në skuadër do të jetë disiplina, puna profesionale, dhe angazhimi i futbollistëve, nuk do të tolerojmë asgjë të rastit, vetëm në këtë mënyrë mundë të na hapen dyert drejt futbollit evropian”.
Se ku do të gjendet skuadra e Dritës në tabelën e klasifikimit, pasiqë dihet se shumë skuadra në këtë stinorë janë përforcuar me shumë futbollist cilësor Isufi tregon. “Ne në çdo ndeshje do të kërkojmë fitore, do të kërkojë angazhimin maksimal të futbollistëve, me potencialin që kemi do të jemi në pjesën e epërme të tabelës, por nuk do të kërkojmë me çdo kusht kreun, do të tregojmë futboll cilëso, dhe porosis skuadrat tjera se Drita në këtë stinor është krejt ndryshe,,
Cila skuadra do të jenë favorite, në këtë edicion të garave sipas Isufit janë këto. “Do të jetë shumë interesant ky edicion, kemi disa skuadra që janë përforcuar shumë siç janë Liria, Trepça 89, Feronikeli, Gjilani, Istogu e Drita. Kjo do të jetë bërthama e Superligës, janë skuadra përafërsisht të barabarta, vetëm pakë nuanca mundë të vendosin fitorën ndaj njëra tjetrës, dhe kjo është e mira e futbollit të Kosovës” tha Isufi./rajonipress/


