Fundamenti

Bekim Çollaku: Marrëveshja e sotme është kthim mbrapa, kjo është qeveri e afisheve

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Bekim Çollaku, ka komentuar marrëveshjen e arritur sot në Bruksel mes Kosovës e Serbisë lidhur me targat e automjeteve, duke thënë se kjo marrëveshje është një kthim mbrapa në kuadër të dialogut mes dy vendeve.

Çollaku ka thënë se Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti, nuk ka gatishmëri për të sjellë marrëveshje përfundimtare mes Kosovës e Serbisë.

“Po shohim që Qeveria e Kosovës, përveç që ka rrezikuar jetën e policive, i ka bërë edhe një dëm vendit, që e ka hapur një çështje tjetër të mbyllur, një gjë që Kurti ka thënë se nuk do ta bënte kurrë”, është shprehur Çollaku në Klan Kosova.

Tutje, ai thotë se prej një momentumi kur të gjitha subjektet politike në vend, përfshirë edhe partinë në pozitë, duke thënë se nuk do të negociojnë me Serbinë për asgjë tjetër, përveç njohjes reciproke, tash, sipas tij, Kosova u kthye në pikën zero.

ARKATANA

“Jemi duke u marrë me stickers. Kjo qeveri, çështjen e njohjes reciproke e ka zëvendësuar me stickersa ose me afishe dhe unë e cilësoj si një qeveri të afisheve sepse nuk ka kapacitet as intelektual, as patriotik për të shtyrë çështje papara siç është marrëveshja përfundimtare”, është shprehur Çollaku, njofton Klankosova.tv.

Më tej, ai thotë se dërgimi i Njësisë Speciale në veri për vendosjen e afisheve në targat e veturave, është gabim amatoresk

“Nuk rrezikohet jeta e pjesëtarëve të Njësisë Speciale dhe qytetarëve të Kosovës që jetojnë në veri për vendosjen e stickersave. Gjithë kjo zhurmë politike që është bërë për qëllime elektorale për të zhvendos vëmendjen nga problemet thelbësore që ka kjo qeveri në një çështje tjetër që zgjon emocion tek qytetarët, e vetmja gjë pozitive është që deri me sot nuk ka pësuar asnjë qytetarë i Kosovës dhe të gjithë pjesëtarët e policisë janë të sigurt”, ka thënë Çollaku.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.