Fundamenti

Bekim Azizi është kandidat për kryetar komune në Viti nga PDK-ja

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Kryesia e Partisë Demokratike në qendër ka aprovuar vendimin e strukturave të saj në degën e Vitisë për të zyrtarizuar kryetarin e saj të degës në Viti për kandidatë për kryetarë komune në zgjedhjet lokale që do të mbahen gjatë vjeshtës së këtij viti. Bekimi Azizi është pjesë e strukturave të PDK-së që nga themelimi i saj, si anëtarë i strukturave rinore të PDK-së në Viti dhe qendër e pastaj edhe anëtarë i kryesisë së PDK-së në degën e Vitisë kurse dy vitet e fundit është zgjedhur edhe kryetar i degës së Vitisë.

Bekim Azizi ka qenë asambleisti më i votuar dhe më aktiv dhe më i zëshëm në mbrojtjen e interesave të qytetarëve të Komunës së Vitisë në kuvendin komunal të Vitisë përgjatë dy mandateve, sa është aty duke demaskuar shkeljet ligjore e keqpërdorimin e parasë publike nga qeverisja e Sokol Halitit.

Ka përfunduar fakultetin e makinerisë dhe studimet master në Universitetin e Prishtinës, është i angazhuar si profesor në Shkollën e Mesme Teknike në Viti, gjithashtu është ish luftëtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Mobi Casa

Bekim Azizi është kandidatura më e mirë për qytetarin e Vitisë, si në aspektin kombëtar, profesional e politik, pasi që me një angazhim prej dy dekadave ka dëshmuar se është në shërbim të qytetarëve në të gjitha aspektet duke mbajtur qëndrim të guximshëm përball çfarëdo sfide.

Figura e Bekim Azizit po gëzon mbështetje të madhe qytetare dhe me të drejt po cilësohet si Kryetari i ardhshëm i Vitisë thuhet në njoftimin e degës së PDK-së në Viti./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.