GRANDEMALL

Bëhuni zemërgjerë dhe zgjatjani jetën vetes

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Shkencëtarët nga Universiteti amerikan Buffalo kanë zbuluar që zemërgjerësia ka ndikim të rëndësishëm në shëndetin e njerëzve. Ata pohojnë që ofrimi i ndihmës njerëzve tjerë ruan shëndetin dhe zgjat jetën.

Studimi pesëvjeçar i kryer në 846 vullnetarë ka treguar që kur duhet të përballeni me situatat stresuese, ata të cilët zakonisht i ndihmojnë njerëzit tjerë shumë më lehtë kalojnë nëpër të gjitha problemet, ndërsa po ashtu kanë edhe rrezik të zvogëluar nga vdekja e papritur. Në mesin e situatave stresuese janë përfshirë sëmundjet serioze, plaçkitjet, humbja e punës, problemet financiare dhe vdekja e anëtarëve të familjes, përcjell Daily Mall.

Vullnetarët në anketa kanë dhënë përgjigje për atë se sa i kanë ndihmuar anëtarët e familjes vitin e kaluar, miqtë, fqinjët ose njerëzit krejt të panjohur në kuadër të punëve të shtëpisë, blerjes së ushqimeve, ruajtjes së fëmijëve, sigurimit të transportit.

Hidromorava

“Ky hulumtim na ndihmon të kuptojmë se si ofrimi i ndihmës të tjerëve ndikon në shëndetin tonë dhe se si lehtëson efektet negative të stresit. Përfundimi ynë është që të ndihmuarit e personave tjerë redukton rrezikun nga vdekja e papritur.

Gjatë pesë viteve, sa ka zgjatur hulumtimi, kemi zbuluar që vdekja e papritur në mes atyre që kanë ndihmuar njerëzit tjerë është jashtëzakonisht e rrallë”, ka thënë Michael J.Poulin, udhëheqës i hulumtimit.

Shkencëtarët kanë theksuar që edhe pse dihet që izolimi shoqëror dhe stresi kanë ndikim të rëndësishëm në shëndetin e njerëzve, nuk kanë arritur të vërtetojnë nëse marrja e ndihmës nga të tjerët po ashtu mbron nga stresi në mënyrë të njëjtë sikurse ofrimi i ndihmës të tjerëve. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.