Bëhuni gati për Shaqirin
Mark Hughes beson se Xherdan Shaqiri është gati për të shpërthyer në Stoke City.
Menaxheri i Stoke Cityt, Mark Hughes beson se Xherdan Shaqiri është gati për të lënë përshtypjet e tij të para me skuadrën e re.
Ai tha se nuk e ka ditur se Shaqiri është i suspenduar, por e pranoi se kjo i ka bërë mirë atij, pasi ka pasur një javë më shumë që të inkorporohet me skuadrën.
“Të kemi atë një javë më shumë, i ndihmon atij që të jetë më i integruar dhe kështu besoj se ai do të ketë mundësi më të madhe që të bëjë përshtypje më të madhe”, tha Hughes gjatë konferencës për media.
Kujtojmë se Shqiri para disa ditësh është transferuar nga Interi në Stoke City dhe ende nuk ka bërë debutimin e tij, por që pritet të luaj në fundjavë kundër Norwich Cityt. /Express


