United Hospital

Behrami: Vuajtëm ndaj Arsenalit

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Valon Behrami thotë se Napoli vuajti në ndeshje me Arsenalin, të cilën e humbi me rezultat 2-0, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Mirëpo, mesfushori kosovar është i bindur se skuadra italiane do t’u kthehet fitoreve sa më shpejt të jetë e mundur, ndoshta që nga fundjava.

UBT

“Për momentin nuk ka ndryshuar asgjë. Kemi humbur kundër një skuadre të madhe dhe kjo është e kuptueshme. Këtë mesjavë e pamë që ka skuadra që kanë shpenzuar miliona dhe që mund të humbin në shtëpi. Mendoj se është normale të vuash ndaj një skuadre mjaft të fort në udhëtim”, deklaroi fillimisht përfaqësuesi zviceran për Sky Sport.

“Zhgënjimi për humbjen ekziston, por nuk jemi të preokupuar. Të gjitha ndeshjet tregojnë diçka dhe ne duhet ta shikojmë ndeshjen për ta kuptuar se ku kemi gabuar dhe të mos i përsërisim gabimet në të ardhmen. Nëse i përsërisim, do të thotë se nuk kemi kuptuar asgjë”, përfundoi Behrami.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.