Eko Higjiena

Behrami: Te Zvicra shqiptarët komunikojnë shqip

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Humbja e Shqipërisë në Islandë ishte një goditje e rëndë për ëndrrën e tifozëve kuqezi për ta parë formacionin e De Biazit në finalet e Botërorit Brazil 2014. Megjithatë sportdashësit shqiptarë mund të ngushëllohen disi me faktin që në eventin më të rëndësishëm futbollistik të globit marrin pjesë 5 futbollistë me origjinë nga Kosova dhe Maqedonia, që do të përfaqësojnë kombëtaren e Zvicrës.

Me suksesin 2-0 të arritur në uleval të Oslos përfaqësuesja helvete thuasje e ka siguruar kualifikimin direkt për në botëror, pasi do ti mjaftojë vetëm një pikë në dy takimet e ardhshme për të mos u varur nga rezultatet e sfidave të kundërshrarëve. Valon Behrami, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Blerim Xhemaili dhe Admir Mehmedi, pas më pak se një viti do të do të bëjnë që të flitet edhe për ne shqiptarët, për talentin që kemi në futboll, edhe pse jo në funksion të kombëtares kuqezi.

Behrami dhe Xhemaili aktualisht luajnë në Serinë A me Napolin, Shaqiri, Xhaka dhe Mehmedi në Bundesligë përkatësisht me Bayernin e Mynihut Borusian e Mynshengladbahut dhe Frajburgun. Gjithsesi, kur grumbullohen me përfaqësuesen e Zvicrës ata qëndrojnë gjithmonë bashkë, madje edhe komunikimin e kanë më të lehtë në gjuhën shqipe. Dicka të tillë e zbulon Valon Behrami, për mediat zvuicërane.

United Hospital

“Ne shqiptarët e Kombëtares së Zvicrës natyrisht komunikojmë shqip me njëri-tjetrin. Çdo gjuhë tjetër është shumë e ngadalshme”.

Por në organikën e Otmar Hitcfled futbollistët me origjinë shqiptarë komunikojnë në mënyre perfekte me pjesën tjetër të skuadrës më gjuhën e futbollit, që në përfaqësuesen e Zvicrës ka shumë më tepër rëndësi se origjina e lojtarëve.(supersport.al)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.