United Hospital

Behrami: Po shkojmë mirë, mund të ecim përpara

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Valon Behrami ndihet i kënaqur me ecurinë e Napolit në Ligën e Kampionëve. Skuadra italiane shënoi fitore të madhe mbrëmë në Francë ndaj Olympique Marseilles me rezultat 2-1, duke u ngritur në kuotën e gjashtë pikëve.

“E nisëm mjaft mirë lojën dhe ishim pronarët e fushës që nga fillimi. Në pjesën e dytë e kemi shfrytëzuar mirë kundërsulmin, por në minutat e fundit kemi vuajtur”, deklaroi mesfushori kosovar.

FIDANISHTJA

Ai thotë se ndeshja e kthimit ndaj Marseilles do të jetë mjaft e rëndësishme. “Për ne, ndeshaj e mbrëmshme dhe ajo e San Paolos ndaj Marseilles janë dy sfidat vendimtare. Më pas do të shkojmë në Dortmund për të luajtur me Borussian dhe në fund do të japi gjithçka ndaj Arsenalit. Do të ishte e rëndësishme ta kemi të ardhmen në duart tona dhe të shkojmë në ndeshjen e fundit të kualifikuar. Deri tash po shkojmë mirë, e kemi bërë gjithë atë që është dashur”, vazhdoi përfaqësuesi zviceran.

Sa u përket Arsenalit dhe Dortmundit, ai thotë se ato janë dy skuadrat favorite të grupit dhe Behrami shpresonte që këto dy ekipe të barazonin mbrëmë, pasi Napoli do ta kishte marrë primatin.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.