Behrami mungon ndaj Anglisë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Lajme të këqija për Përfaqësuesen e Zvicrës. Njëri prej lojtarëve kryesorë të ekipit të Vladimir Petkovicit, Valon Behrami, ka pësuar lëndim gjatë stërvitjes me ekipin e tij të ri, Hamburg, dhe nuk do të mundë t’i ndihmojë “helvetikët” në ndeshjen e parë të kualifikimeve për Evropianin 2016.

Sipas mediave zvicerane, 29-vjeçari ka pësuar një tërheqje muskulore dhe nuk do të mundë ta ndihmojë Zvicrën të hënën mbrëma ndaj Anglisë, në ndeshjen që do të zhvillohet në Basel.

Eco Higjiena

Behrami ishte pjesë e ekipit të Ottmar Hitzfeldit në Botërorin e fundit, që u mbajt në Brazil, së bashku me shqiptarët e tjerë, Shaqiri, Xhaka, Mehmedi e Xhemaili.