UBT

Behrami mendon se s’është koha për t’iu kthyer Kosovës

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kosovës pritet t’i lejohen ndeshjet miqësore me përfaqësueset e tjera të botës, por Përfaqësuesja e Kosovës nuk mund të llogarisë në mesfushorin Valon Behrami.

Ai të hënën në një konferencë të mbajtur në Prishtinë, ka thënë se për të nuk është koha e duhur të kthehet dhe të luajë për Kosovën. Një gjë e tillë, sipas tij, nuk është mirë të ndiqet as nga futbollistët e tjerë kosovarë që luajnë me përfaqësueset e huaja.

“Unë e kam parë në media një listë me lojtarët që luajnë jashtë vendit, por asnjë lojtar nuk do të mund të vijë të luajë për Kosovën, pasi klubi do të pengonte, njësoj sikurse edhe Zvicra.

RCCOLA

Derisa këtu në Kosovë janë kushtet e dobëta, nuk besoj se na hyjnë në punë shumë ndeshjet miqësore. Kjo është një gjë e mirë për futbollistët e rinj që luajnë në kampionatin e Kosovës dhe duan një ditë të luajnë për Përfaqësuesen e Kosovës.

Do të punojnë më shumë me rastin e lejimit të ndeshjeve miqësore. Për mua nuk besoj që është momenti”, ka thënë Behrami të hënën. Ai thotë se në Kosovë nuk ka infrastrukturë të mirë sportive e as kushte të tjera.

“Më mirë për ne është që të kthehemi kur të përgatiten të gjitha dhe pastaj t’u tregojmë të gjithëve se çfarë vlerash ka Kosova. Zor është t’i kthesh gjithë lojtarët të luajnë për Kosovën”.