Behrami lavdërohet për barazimin me Bayernin

Mesfushori kosovar Valon Behrami ishte lojtari i ndeshjes në barazimin pa gola të skuadrës së Hamburgut me Bayern Muenchenin, shkruan të hënën “Kicker.de”.
Behrami për paraqitjen e tij në fushë është vlerësuar me notën 2, kurse trajneri i Hamburgut, Joe Zinnbauer ka pranuar se mesfushori i Përfaqësueses së Zvicrës ka merituar epitetin e më të mirit. “Prezenca e Behramit në fushë ka qenë impresive”, është shprehur Zinnbauer.
Pas katër xhirove të zhvilluara në Bundesligë, Hamburgu zë vendin e parafundit në tabelë me dy pikë të tubuara. Behrami te Hamburgu u transferua para fillimit të këtij edicioni nga skuadra e Napolit.
Hamburgu ndeshjen e ardhshme në kampionat e luan të mërkurën në udhëtim kundër Borussia Moenchengladbachut.
© KOHA.net