Fundamenti

Behrami konfirmon Napolin

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

E ardhmja e Valon Behramit është Napoli. Përkundër zërave për një kalim të mundshëm tek Inter, mesfushori me prejardhje kosovare ka konfirmuar se do t’i bashkohet skuadrës napolitane.

Përmes një shkrimi në rrjetin social, ‘Tëitter’, Behrami deklaroi që do t’i nënshtrohet ‘urdhrave’ të trajnerit Rafael Benitez të mërkurën (sot). “Sonte kthehem në Napoli, ndërsa nesër menjëherë në punë”, shkroi Valoni të martën.

Uji Dea

Ndryshe, skuadra më e interesuar për shërbimet e Behramit në këtë afat kalimtar është Inter, aty ku trajner është ish-trajneri i Napolit, Walter Mazzarri.