Hidromorava

Behrami kërkon shkarkimin e konsullit Gëzim Gashi: Nëse nuk e shkarkojnë, janë në agjendë totale serbe

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar pas disa raportimeve se konsulli i Kosovës në Frankfurt, Gëzim Gashi, ia bëri “like” postimit ku ish-presidenti Thaçi akuzohej për vrasje e plaqkitje. Behrami ka shkruar se ky konsull duhet të shkarkohet. Konsulli Gashi, ka pëlqyer një postim në rrjete sociale ku në drejtim të Hashim Thaçit bëhen akuza të rënda, përfshirë vrasje e plaqkitje, raporton Nacionale.

Postimi është bërë nga i ashtuquajturi gazetar me emrin ‘Vudi Xhymshiti’, e të cilin e ka pëlqyer konsulli kosovar në Frankurt.

Uji Dea

“E kuptoj si disa e quajnë heroizëm kur një politikan mbështillet me lavdinë e luftës për ta arsyetuar një plaçkitje njëzetvjeçare. E kuptoj si për një pakicë, flamuri kthehet në monedhë dhe lavdia në perde tymi, ndërsa Kosova zhvishet vit pas viti, si një shtëpi e grabitur natën nga ata që betoheshin se do ta ruanin ditën. E kuptoj si në emër të “paqes” e patën shpallur heroizëm ruajtjen dhe instalimin i interesave të Serbisë në zemër të Kosovës. E kuptoj edhe më keq, si në këtë teatër hijesh u vranë politikanë, aktivistë e gazetarë, jo gjithmonë me plumb, por me errësirë, me harresë, me baltë. E kuptoj se si e vërteta mbytet ngadalë, që të mos bëjë zhurmë”, thuhet në këtë postim me akuza të rënda, për të cilat nuk ofrohet asnjë fakt, e të cilin e ka pëlqyer Gash.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.