UBT

Behrami, i pari në listën e dëshirave të Napolit

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Valon Behrami është favoriti absolut në listën e dëshirave të trajnerit të skuadrës së Italisë së jugut, SSC Napoli, Walter Mazzarri.

Ky i fundit i ka dorëzuar një listë të tillë aksionarit kryesor të klubit, ose shefit të tij, Aurelio De Laurentis, shkruajnë mediet italiane dhe e përcjellin ato të Zvicrës.

Lojtari shqiptar nga Zvicra, tashmë 27 vjeçar është ende duke luajtur për Fiorentinën dhe tashmë negociatat në mes të dy klubeve janë në vlugun e tyre.

RCCOLA

Thuhet se është duke u bërë “Pazar” për një shumë rreth 10 milionë euro, ku në “paket” përfshihet edhe mbrojtësi i Fiorentinës Alessandro Gamberini.

Në Napoli luan me mjaft sukses edhe futbollisti tjetër shqiptar, Blerim Xhemaili.