Eko Higjiena

Behrami, i lidhur me “kantonin e 27-të” të Zvicrës, Kosovën

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Pas përfundimit të karrierës si futbollist aktiv, ylli 28 vjeçar i futbollit zviceran, kosovari Valon Behrami dëshiron të kthehet në Zvicër. Ai tashme ka ndërtuar shtëpi në Lugano, thotë futbollisti i rritur në Ticino.

Por, edhe me Kosovën, “kantonin e 27-të të Zvicrës, siç thuhet shpesh nga fakti se në Zvicër ka shumë shqiptarë të Kosovës, Behrami ndjehet i lidhur ngushtë. Ai e viziton rregullisht vendin ku është lindur, Kosovën dhe mbështet atje projektet sportive për fëmijë, thotë ai në një intervistë të dhënë gazetës “Berner Zeitung”, të publikuar të premten, transmeton albinfo.ch.

Mobi Casa

Nga viti i kaluar Behrami luan për Napolin, në Ligën Italiane, në të njëjtin klub ku luan edhe shqiptari tjetër, Blerim Xhemaili.ai thotë se kriza ekonomike në atë qytet është fare evidente “dhe, të kalosh me vetura luksoze nëpër Napoli, thjesht është e papërshtatshme”. Për këtë arsye edhe ai e ka përshtatur stilin e tij të jetës me rrethanat e atjeshme.

Behrami thotë se tash, kur është bërë baba i një fëmije dhe kur i ka mbushur 28 vjet, është bërë më i tërhequr. Më parë, derisa luante për Romën, nga viti 2005 deri në 2008 ai e njihte shumë mirë jetën e natës. Tash, si baba i ri, nuk mund të mbetem jashtë deri në orën 3 të mëngjesit, thotë ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.