RCCOLA

Behrami, i dyti me më së shumti ndërhyrje në Bundesligë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kundërshtarët e Valon Behramit gjithmonë duhet të llogarisin në ndërhyrjet e tij gjatë ndeshjes.

Mesfushori i skuadrës së Hamburgut është në mesin e dhjetë futbollistëve me më së shumti ndërhyrje pas 12 xhirove të zhvilluara në Bundesligë.

Në të vërtetë, Behrami është i dyti në listë. Ai ka deri më tash 12 ndërhyrje ndaj kundërshtarëve, kurse listës i prin futbollisti i Paderbornit, Marvin Bakalorz, me një ndërhyrje më shumë.

Uji Dea

Megjithëkëtë lojë agresive, Behrami deri më tani është ndëshkuar tri herë me karton të verdhë, por asnjëherë nuk është përjashtuar nga loja.

Mesfushori 29-vjeçar para fillimit të këtij edicioni u transferua si përforcim i madh te skuadra e Hamburgut. Mirëpo ai nuk është i kënaqur me rezultatet e skuadrës së tij. Insiston se Hamburgu nuk duhet të ketë frikë nga kundërshtarët, pasi në radhët e veta ka shumë futbollistë cilësorë. /Telegrafi/