Behrami e shpëtoi Napolin nga një disfatë më e thellë

Mesfushori Valon Behrami vlerësohet se ka qenë më meritori që skuadra e Napolit pësoi disfatë 2:0 nga Chievo e jo më thellë. Kështu vlerësojnë ekspertët në Itali, njofton “notiziein.it”.
Behrami u vlerësua me notën më të lartë (6.5) tek ekipi i tij për ndeshjen ndaj Chievos, të zhvilluar në fundjavë “Mbrëmja kundër Chievos ishte për t’u harruar për Napolin, por kishte edhe diçka pozitive. Behrami ishte më i miri në mesin e lojtarëve të Napolit.
Ai u përpoq për të frenuar situatën duke bllokuar topa në mesfushë dhe duke shmangur një rezultat më të rëndë”, njofton “notiziein.it”.
Behrami 27-vjeçar vlerësohet lartë edhe nga trajneri Walter Mazzarri. Në Serie A këtë edicion ka zhvilluar 25 ndeshje.(koha)