RCCOLA

Behrami e pranon se s’ishte i rendësishëm për Benitezin

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Mesfushori shqiptar i Hamburgut, Valon Behrami, ka treguar arsyet e largimit nga Napoli.Reprezentuesi i Zvicrës gjatë kësaj verë iu bashka Hamburgut nga napolitanët e Italisë.

Behrami ka thënë se është larguar nga “Sao Paulo” për shkak se nuk ishte lojtar i rëndësishëm për trajnerin Rafael Benitezin. Ai ka treguar edhe shkaqet pse nuk kaloj në Inter.

“Në Napoli unë nuk isha më i rëndësishëm për trajnerin, kështu që vendosa të largohem”, tha Behrami.

UBT

“Interi me donte mua, por ka pasur vështirësi të dialogut mes dy klubeve. Interi bëri zgjedhje tjera në mesfushë, dhe unë bëra të njëjtën gjë, zgjodha Bundesligën”, tha Behrami.

Mesfushori shqiptar ka shtuar se është i lumtur që është bërë pjesë e Hamburgut.