Behrami: Basha deri dje u imponua te Zvicra

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Në lidhje me deklaratat e Migjen Bashës pas paraqitjes së tij në kombëtare reagon babai dhe menaxheri i Valon Behramit, Ragipi.

Babai i Valon Behramit, Ragipi i cili është edhe menaxher i djalit të tij, është shprehur i revoltuar në lidhje me reagimin e fundit nga kampi i kombëtares shqiptare. Në fakt, ai është shprehur i prekur me deklaratën e futbollistit më të ri të kombëtares, Migjen Basha i cili ndër të tjera kishte deklaruar pse kishte zgjedhur ndryshe nga Valon Behrami.

“Ne e respektojmë flamurin kuqezi sepse jemi shqiptar, për rrethanat e krijuara që na kanë dërguar në emigracion për një jetë më të mirë, i dimë të gjithë. Unë mendoj se Basha pa arsye na ka implikuar në zgjedhjen e tij që ka bërë, të cilën e respektojmë”, tha në fillim Ragip Behrami, raporton sporti1.

Fundamenti

“Nuk e kuptojmë arsyen pse Basha e përmendet mbiemrin tonë, është po ky Basha që deri vonë ka pritur të përfshihet në kombëtaren e Zvicrës dhe vetëm kur ka parë se kjo nuk po ndodh i është imponuar kombëtares shqiptare. Ai puthë flamurin shqiptar kur deri dje ishte në pritje të Zvicrës dhe këtë e pranoi edhe vet deri sa tha se kishte konkurrencë e nuk mund të luante”, tha ai.

Behrami prej shtatë vitesh luan për kombëtaren zvicerane, ndonëse ishte spekuluar se mund të luante për Shqipërinë, por sipas tij kjo ishte e pamundur. Ai vazhdon të mbajë në këmbën tatuazhin e flamurit shqiptar.