UBT

Behrami, aksident me Ferrarin e tij: pa pasoja!

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Futbollisti kosovar nuk bart kurrfarë fajësie për aksidentin ku nuk kishte të lënduar, por vetëm dëme materiale

Mesfushori shqiptar nga Zvicra, Valon Behrami, i cili luan për Firorentinën, ka pësuar të dielën në Firence një aksident derisa ishte duke vozitur Ferrarin e tij të bardhë. Një Fiat Bravo ia kishte zënë rrugën, duke hyrë në mënyrë të palejuar në hapësirën që i përkiste Behramit.

RCCOLA

Sipas agjencisë së lajmeve “ANSA”, shoferi i fiatit e kishte kthyer makinën e tij në mënyrë të palejueshme ndërsa futbollisti kosovar nuk bart kurrfarë fajësie. Fati deshi që nga asnjëra palë të mos kishte të lënduar, por pati vetëm dëme materiale.

Për të treguar se aksidenti nuk kishte shkaktuar pasoja, në mbrëmje, Behrami kishte bërë shaka përmes Twitterit, duke shkruar: “Kjo ishte një ditë e mirë!”.