Uji Dea

Behgjet Pacolli: Tradhtia dhe gënjeshtra i kthehen njeriut si bumerang

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Prishtinë – Ish-presidenti i Kosovës dhe biznesmeni Behgjet Pacolli ka reaguar me një mesazh reflektues mbi vlerat njerëzore, duke theksuar se tradhtia, pabesia, mosmirënjohja dhe gënjeshtra ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së individit dhe përfundojnë duke u kthyer kundër atij që i praktikon.

Në një deklaratë publike, Pacolli ka vlerësuar se këto sjellje joetike nuk dëmtojnë vetëm marrëdhëniet shoqërore, por rëndojnë shpirtin e vetë personit që i bart, duke prodhuar pasoja afatgjata personale dhe morale.

“Tradhtia, pabesia, mosmirënjohja, gënjeshtra dhe shpifja e rëndojnë shpirtin dhe i kthehen gjithmonë njeriut si bumerang,” është shprehur Pacolli, duke e lidhur këtë përvojë me rrugëtimin e tij personal dhe profesional.

Sipas tij, njerëzit që kanë vepruar me dashakeqësi, kanë tentuar ta lëndojnë apo e kanë tradhtuar në jetë, në shumicën e rasteve kanë përfunduar në dështim. Pacolli thekson bindjen e tij se jeta, herët a vonë, vendos një ekuilibër moral.

UBT

“Besoj fuqishëm se njerëzit e mirë shpërblehen, ndërsa të këqijtë ndëshkohen nga vetë jeta,” ka deklaruar ai.

Mesazhi i Pacollit vjen si një reflektim mbi etikën personale dhe përgjegjësinë morale në marrëdhëniet shoqërore, duke nënvizuar se sukseset afatgjata ndërtohen mbi ndershmëri, respekt dhe mirënjohje, e jo mbi mashtrim dhe pabesi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.