HW

Behgjet Pacolli nënshkruan marrëveshje qindra milionëshe në SHBA për rindërtimin e qytetit historik të Mosulit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Biznesmeni dhe ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se ka nënshkruar një marrëveshje me vlerë disa qindra milionë dollarë amerikanë për rindërtimin e një pjese të qytetit historik të Mosulit në Irak.

Sipas Pacollit, marrëveshja u nënshkrua në emër të kompanisë së përbashkët JV Mabetex Veritas të Michiganit, gjatë Samitit të Biznesit të Nivelit të Lartë SHBA-Irak, të mbajtur në Dhomën e Tregtisë së Shteteve të Bashkuara në Uashington, D.C., ku u finalizuan investime dhe kontrata me vlerë qindra miliarda dollarë.

Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua në prani të Kryeministrit të Irakut, Ali Al-Zaidi, Sekretarit amerikan të Energjisë, Chris Wright, si dhe Guvernatorit të Nineveh, Abdul Qader Al-Dakhil. Projekti parasheh rindërtimin e infrastrukturës urbane të një pjese të Mosulit, duke përfshirë objekte banimi, hapësira gastronomike, infrastrukturë publike dhe zhvillimin e mjedisit urban.

ARKATANA

Pacolli e cilësoi këtë kontratë si një tjetër dëshmi të besimit ndërkombëtar ndaj ekspertizës së kompanisë së tij në realizimin e projekteve të mëdha infrastrukturore. Ai theksoi se angazhimi i JV Mabetex Veritas synon jo vetëm rindërtimin fizik të qytetit, por edhe krijimin e vendeve të reja të punës, rigjallërimin e komuniteteve dhe nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm përmes bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Irakut.

Ky projekt konsiderohet një ndër investimet më të rëndësishme të kompanisë në Lindjen e Mesme dhe një hap i ri në zgjerimin e pranisë së saj në tregjet ndërkombëtare të ndërtimit dhe zhvillimit urban./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.