ARKATANA

Behgjet Pacolli në Hagë, takon Thaçin, Veselin e Rexhep Selimin

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka takuar në Qendrën e Paraburgimit të Gjykatës Speciale në Hagë, ish-presidentin, Hashim Thaçin, ish-kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovë, Kadri Veslin dhe ish-deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimin, shkruan Gazeta Express.

Për këtë vizitë ai është deklaruar në rrjetin social “Facebook”.

”Në cilësinë time si ish -President i Kosovës dhe mbi të gjitha si një mik personal, së bashku me Jetlirin, vizituam ish -Presidentin Hashim Thaçi i cili gjendet në paraburgim, për gati një vit nga Gjykata Speciale në Hagë. Per pak kohë, me kenaqesi, takuam edhe ish kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli dhe ish deputetin Rexhep Selimi. Të tjerët kesaj radhe nuk mundem me i takuar”, ka shkruar ai.

Pas kësaj vizite, Pacolli tha se është momenti i fundit që Kosova të marrë përgjegjësinë që të bashkohet dhe të mbrojë historinë, luftëtarët e lirisë dhe të ardhmen e vendit.

“Është momenti i fundit që Shteti i Kosovës të merr përgjegjësi dhe ne të bashkuar të mbrojmë historinë tonë, luftëtarët tanë të lirisë dhe të ardhmen e këtij vendi. Në Hagë nuk janë individët të akuzuar, por Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe misioni i saj për ta bërë Kosovën shtet të pavarur dhe sovran”, ka shkruar më tutje ai.

Postimi i plotë:

Fundamenti

Në cilësinë time si ish -President i Kosovës dhe mbi të gjitha si një mik personal, së bashku me Jetlirin, vizituam ish -Presidentin Hashim Thaçi i cili gjendet në paraburgim, për gati një vit nga Gjykata Speciale në Hagë. Per pak kohë, me kenaqesi, takuam edhe ish kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli dhe ish deputetin Rexhep Selimi. Të tjerët kesaj radhe nuk mundem me i takuar.

Në këto dekada që njihemi, është hera e parë që për një kohë kaq të gjatë nuk jam takuar me presidentin Thaçi.

Si mik i tij, por edhe si Kosovë, jam i bindur se sot në paraburgim ( bashk me të tjerët), është njeriu që udhëhoqi luftën për çlirimin e vendit, ai ishte personi kyç në të gjitha proceset e shtetndërtimit dhe shpalljes së pavarësisë.

Këtu në Hagë ai, më të tjerët është duke luftuar kundër akuzave të pabaza dhe të motivuara politikisht nga qarqet që nuk e duan vendin tonë të lirë dhe të pavarur.

Kosova të merr Kroacinë si shembull se si i mbron luftëtarët e saj dhe të mos e kthejë urrejtjen politike ndaj individëve në urrejtje ndaj së kaluarës sonë, sepse kjo është ajo që dëshiron Beogradi, për të rishkruar historinë. Dhe historinë e kanë shkruar edhe ata që sot janë në Hagë dhe shumë të tjerë në Kosovë, por me logjikën e sotme pavetëdijshëm po bëheni aleat i Beogradit në luftën kundër UÇK -së.

Është momenti i fundit që Shteti i Kosovës të merr përgjegjësi dhe ne të bashkuar të mbrojmë historinë tonë, luftëtarët tanë të lirisë dhe të ardhmen e këtij vendi. Në Hagë nuk janë individët të akuzuar, por Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe misioni i saj për ta bërë Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.