FIDANISHTJA

Behgjet Pacolli ka ide për demarkacionin

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka dalë me një ide se si mund të zgjidhet çështja e demarkacionit – që po e mban peng politikën në Kosovë, që gati një vit.

Në një intervistë për emisionin “Infobox” të TV Dukagjinit, Pacolli ka thënë se deputetët kosovarë do të duhej ta kushtëzonin votën pro marrëveshjes me dërgimin e saj në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit.

Sipas tij, aty do të verifikohej e vërteta rreth territorit derisa pala kosovare nuk ka pse të frikësohet pasi që, siç thotë ai, ka një dokument si ai i Badinterit mbi të cilin janë vendosur kufijtë e ish-Jugosllavisë.

Kryetari i AKR-së ka thënë se partia e tij synon të jetë pjesë e skenës politike në vend, duke fituar në zgjedhjet e ardhshme mbi 20 për qind të votave. Sipas tij, qellim i këtij subjekti politik është të qeverisë më vendin.

FIDANISHTJA

Pacollit shprehet se “AKR është partia e vetme e përgatitur profesionalisht për t’i garantuar Kosovës rritje ekonomike mbi 10 për qind, më mundësinë që gjatë një viti të hap mbi 90 mijë vende të reja të punës”.

Pacolli ka akuzuar Isa Mustafën dhe qeverinë aktuale për mos punë dhe se kanë kopjuar planin ekonomik të AKR-së të hartuar në vitin 2007.

Intervistën mund të ndiqni në videon e mëposhtme, prej minutës 17. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.