Mobi Casa

Behgjet Pacolli bëhet baba për herë të gjashtë

/ 1 minutë lexim

Zv/kryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli, njëherit kryetar i AKR-së, të mërkurën e kaluar është bërë baba për herë të gjashtë.

Pacollit dhe gruas së tij, Masha, iu ka lindur djalë. Ai ka qenë i pranishëm në Zvicër në momentin e gëzuar të jetës së tij.

Mobi Casa

Lajmin e kanë konfirmuar për ORAinfo burime të sigurta.

Pacolli është baba i tre djemve dhe tri vajzave, ndërsa ky është fëmija i katërt me Mashan. (ORAinfo)