Fundamenti

Bëhet pranim – dorëzimi i detyrës së Kryetarit të Gjykatës Themelore në Gjilan

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Në ambientet e Gjykatës Themelore në Gjilan është bërë pranim – dorëzimi i detyrës ndërmjet kryetarit të deritashëm, Ramiz Azizi dhe kryetarit të porsazgjedhur, Venhar Salihu.

Azizi i uroi kryetarit të ri Salihu detyrën e re, duke i ofruar mbështetjen për çfarëdo që ka nevojë institucioni.

Fundamenti

Salihu falënderoi kryetarin Azizi për angazhimin e deritanishëm, njëherë premtoi bashkëpunim me gjithë gjyqtarët në realizimin e objektivave të institucionit.

Ndryshe me 20 prill 2022, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, me shumicë votash ka zgjedhur për kryetar Venhar Salihun, me mandat pesë vjeçar./rajonipress/