UBT

Bëhet me shtëpi të re familja Keka

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Dëshira dhe pritja jo shumë e gjatë e familjes së Tefik Kekës nga Karaçeva e Poshtme sot u shpërblye me shtëpi të re. Në prani të shumë banorëve të fshatit Karaçevë e Poshtme u bë inuagurimi i shtëpisë së re falë ndihmës materiale të vëllezërve Sylaj nga Gjilani me banim dhe punë të përkohshme në Kantonin Targau të Zvicrës.

Kohë më par në Radio Televizionin 21 është bërë publike rreth gjendjes së vështirë ekonomike të familjes Keka, prandaj Burim Sylaj me vëllezër dhe të afërm të tjerë vendosën që t’i dalin në ndihmë Tefikut me familje.

Sot, për të gjithë të pranishmit ishte një ditë e veçantë e sidomos për familje e Tefikut që pranuan çelësat e shtëpisë së re dhe mund themi se filluan një jetë të re.

Fytyra të buzëqeshura e të lumtura, të fëmijëve të Tefikut por edhe lot gëzimi, bënë që kjo ngjarje e rrallë të festohet ashtu si është më së miri.

Burimi ishte njëri ndër më të gëzuarit sepse falë tijë kjo familje nga sot jeton në shtëpi me të gjitha kushtet dhe standardet e duhura për një jetë normale. Një djalë i ri e gjithmonë i buzëqeshur dhe me pak fjalë u shpreh: Çka t’ju them, shoh që është bërë një punë shumë e mire, të gjitha në vend, është bërë një punë perfektë dhe kjo më bënë shumë të lumtur që kjo familje nga sot do ta gëzojë këtë shtëpi.

Mobi Casa

Në këtë inaugurim ishte prezent edhe Kryetari i Komunës së Kamenicës Shaip Surdulli. Ai në veçanti falënderoi Burimin dhe familjen e tij për kontributin e dhënë për ndërtimin e shtëpisë.

U shprehi mirënjohje të gjithë ata që sadopak kanë kontribuar në mënyra të ndryshme deri në përfundimin e shtëpisë. Edhe komuna gjegjësisht Kryetari i Komunës kontribuoi me 1.000 euro.

Është dashur punë e madhe,organizim shumë i mirëfilltë, angazhim i përditshëm, menaxhim i çdo shume të të hollave që na ka arritur dhe që është destinuar për këtë shtëpi, prandaj, sot jemi shumë të lumtur, u shprehën Ramiz dhe Berat Keka, organizatorë dhe udhëheqës të kësaj bamirësie.

Jo vetëm se është bërë një punë shumë e madhe dhe e mire por edhe më kryesorja e gjithë kësaj është se ne kemi krijuar lidhje të reja shoqërore dhe miqësore mes Burimit dhe të tjerëve, prandaj e gjithë kjo nuk do të harrohet gjithë jetën, u shprehën Ramizi dhe Berati.

Krejt në fund, për të gjithë ata që kontribuuan si në mjete monetare, por edhe material ndërtimorë u shpërndanë mirënjohje në shenjë respekti dhe falënderimi e ata ishin: Burim Syla, Artan Ismajli, EcoPlast nga Gjilani, Fahredin Xhymshiti, Hekrem Dërmaku, Xhamprerës “Lili” nga Gjilani, Musa Bajraktari, Nehat Fera, Ramadan Keka, Ramiz Rexhepi, Shukri Keka, Tefik Sylejmani dhe shumë të tjerë që në mënyra të ndryshme kontribuuan në këtë shtëpi./rajonipress/