Eko Higjiena

Bëhet me shtëpi edhe një familje skamnore në Gjilan

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në Komunën e Gjilani bëhet me shtëpi edhe një familje skamnore gjashtë anëtarësh, në lagjen “Arbëria” falë një ndihme prej 22 mijë franga zvicerane që kanë tubuar “xhemati” i xhamisë shqiptare nga Cyrihu i Zvicrës.

Me këtë rast kryetari i Komunës së Gjilanit gjatë dorëzimit të çelësave për familjen e Ibrahim Zymberit ka falënderuar këta bamirës nga Cyrihu të cilët sot e kanë bërë me shtëpi një familje skamnore.

Ai tha se bashkatdhetarët tanë “xhemati” i asaj xhamie atje dhe “xhemati” i xhamive të Komunës së Gjilani vazhdimisht po ndihmojnë rastet e kësaj natyre. Bashkatdhetarët kanë një zemër të madhe humanitare, ata këtë e kanë dëshmuar tash e sa vite me investimet e mëdha që kanë bërë në Kosovë dhe posaçërisht në Komunën e Gjilanit.

“Për komunën ky është një problem më pak, pasi që kjo familje tani e ka zgjidhur problemin e strehimit. Ne në komunën e Gjilanit kemi ende shumë raste që janë në varfëri, dhe iniciativa të tilla janë jashtëzakonisht të mirëseardhura pasi që buxheti i Kosovës dhe i komunës është ende shumë i vogël dhe nuk arrin dot t`i përballoj e t’u dalë në ndihmë në mënyrë të shpejt të gjitha kërkesave të këtyre familjeve.

Solidarizimi me të tjerët është sot një tjetër luftë që duhet të bëhet në Kosovë, sepse vërtet këta kanë nevojë të jetojnë si duhet ndaj edhe duhet të gjithë bashkërisht të ndihmojmë në këtë aspekt”, përfundoi kryetari i Komunës duke e uruar familjen që tash e tutje të kenë një jetë më të mirë, ndërsa për “xhematin” e Cyrihut ai ndau një mirënjohje në shenjë falënderimi poashtu edhe për iniciatorin e këtij aksioni bamirës, Enver Maliqin.

RCCOLA

Mustafë Bajrami kryetar i Bashkësisë Islame në Gjilan tha se kjo është një vepër dinjitoze dhe shumë e madhe. Nuk ka fjalë dhe punë më e madhe se sa ti ndihmohet njeriut dhe njëri-tjetrit.

Edhe Izmi Zeka, kryesues i KK dhe zv.ministër në Qeverinë e Kosovës, që vije nga kjo lagje ku ndërtohet kjo shtëpi, tha se ndërtimi i kësaj shtëpie për neve dhe për qytetin e Gjilanit është sikur të ngritët ndonjë piramidë, për shkak të gjendjes në të cilën gjendej deri më tani kjo familje. Bashkatdhetarët gjithnjë kanë ndihmuar. Shqiptarët kanë humanitetin në shpirt dhe kjo ka dëshmuar edhe para, gjatë dhe pas luftës.

Ndërsa në emër të “xhematit” të Cyrihut, iniciuesi i këtij aktiviteti Enver Maliqi tha se ne në të ardhmen nuk e kemi ndërmend që të ndalemi, kemi ndërtuar dhe do të ndërtojmë edhe në të ardhmen sepse qëllimi ynë është që të gjithë të jetojnë një jetë mesatare në shtetin tonë të ri që dalëngadalë po ngritët.

Nga ana tjetër, kryefamiljari, Ibrahim Zymberi, i cili deri më tani (më shumë se 10 vite), kishte jetuar në një përdhes të kësaj shtëpie dhe në kushte tejet të vështira, tha se sot është një ditë shumë e madhe për të. Ai falënderoi të gjithë ata që u angazhuan për kulmin mbi kokë që ai sot po hynë për të jetuar.

Edhe një organizatë nga Norvegjia, gjithashtu këtyre ditëve do të ndërtoj një shtëpi në Komunën tonë./rajonipress/

Mund të ju interesoj: