Eko Higjiena

Bëhet e ditur e ardhmja e Memushajt

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Ledian Memushaj do të qëndrojë te Pescara edhe sezonin e ardhshëm dhe do ta udhëheqë skuadrën abruceze si kapiten edhe në Serinë A.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar presidenti i Pescarës, Daniele Sebastiani, i cili në një intervistë që ka dhënë së fundmi për mediat italiane ka lënë të kuptohet se nuk ka asnjë shans që mesfushori i Kombëtares shqiptare t’i japë lamtumirën klubit që ai drejton gjatë kësaj vere, pavarësisht se për Memushajn interesohen disa klube italiane me Bolognën që e dëshiron me çdo kusht 29-vjecarin nga Vlora.

Drejtuesit e klubit nga Dal Ara kanë ofruar 2 milionë Euro për kartonin e kuqeziut ndërkohë që presidenti i Pescarës, Sebastiani e vlerëson kartonin e kapitenit të tij nga 4 deri në 5 milionë Euro.

Eco Higjiena

Megjithatë edhe për një ofertë më të lartë se 2 milionë Euro vështirë se skuadra e Massimo Oddos do të privohej nga Ledian Memushaj.

I pyetur për interesimin e Bolognës për 29-vjecarin presidenti i Pescarës Sebastiani u shpreh: “Prej ditësh flitet për diçka të tillë, por gjërat janë shumë të qarta. Ju të gjithë e dini që Memushaj ka rinovuar kontratën me ne vetëm pak kohë më parë. Po ju them që kapiteni ynë nuk do të largohet nga Pescara dhe për këtë të jeni të sigurtë”, deklaroi numri 1 i klubit abrucez.

Ledian Memushaj është pjesë e “delfinëve”, prej dy vitesh teksa në sezonin e kaluar ai luajti një rol të rëndësishëm në ngjitjen e Pescarës në elitën e futbollit italian.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.