ARKATANA

Bëhen homazhe në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Zhegoc dhe Kishnapole

/ 1 minutë lexim
HW

Gjilan – Kanë vazhduar aktivitetet në shënim të “Epopesë së UÇK-së – Beteja e Zhegocit”. Përfaqësues nga Komuna e Gjilanit, nën organizimin e kryetarit Alban Hyseni, së bashku me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, kanë bërë homazhe në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në fshatin Zhegoc dhe në Kishnapole.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se sot, së bashku me bashkëpunëtorë, familjarë të dëshmorëve, veteranë dhe përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, kanë bërë homazhe në këto komplekse përkujtimore.

ARKATANA

“Në këtë përvjetor të ‘Betejës së Zhegocit’, kujtojmë me përulësi sakrificën e pashoq të atyre që dhanë gjithçka për lirinë që gëzojmë sot”, tha Hyseni.

Kreu i Gjilanit bëri të ditur se gjatë ditës, në kuadër të shënimit të “Epopesë së UÇK-së – Beteja e Zhegocit”, janë zhvilluar disa aktivitete në nderim të jetës dhe veprës së dëshmorëve.
“Lavdi e përjetshme dëshmorëve dhe martirëve të kombit”, përfundoi Hyseni./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.