Behar Uka, profesionisti që udhëheq laboratorin e Spitalit të Gjilanit dhe kontribuon në avancimin e diagnostikës moderne
Gjilan – Behar Uka është një nga profesionistët e spikatur të fushës së diagnostikës laboratorike në Gjilan, i cili prej vitesh kontribuon në zhvillimin e shërbimeve laboratorike si shef i Laboratorit në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit. Me përvojën dhe angazhimin e tij profesional, ai ka luajtur një rol të rëndësishëm në rritjen e cilësisë së analizave laboratorike dhe modernizimin e proceseve diagnostikuese në institucionin publik shëndetësor.
Në një kohë kur sistemi shëndetësor përballet çdo ditë me sfida të shumta, figura e profesionistëve që e ushtrojnë profesionin me përkushtim, etikë dhe humanizëm mbetet vlera më e madhe e institucioneve shëndetësore. Një prej tyre është Behar Uka, shefi i Laboratorit në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, i njohur jo vetëm për kompetencën e tij profesionale, por edhe për qasjen njerëzore ndaj çdo pacienti.
I edukuar, i urtë, fjalëpak e punëshumë, Uka ka ndërtuar ndër vite besimin e qytetarëve përmes korrektësisë, përgjegjësisë dhe gatishmërisë për të ndihmuar secilin, pa dallim moshe apo kategorie sociale. Për të, laboratori nuk është thjesht një vend pune, por një mision në shërbim të jetës dhe shëndetit të njerëzve.
Përveç detyrës në spital, Uka është i angazhuar edhe në Olive Clinic dhe Life Clinic në Gjilan, ku vepron në laboratorin e biokimisë dhe hematologjisë, duke ofruar ekspertizën e tij në diagnostikimin laboratorik dhe mbështetjen e stafit mjekësor në trajtimin e pacientëve.
Gjatë viteve të fundit, ai është bërë i njohur edhe për deklaratat publike lidhur me avancimin e teknologjisë laboratorike në Spitalin e Gjilanit. Uka ka theksuar rëndësinë e funksionalizimit të aparaturave moderne, si analizatori imunologjik, i cili ka mundësuar kryerjen e analizave të hormoneve, tiroides dhe markerëve tumoralë në spital, duke reduktuar nevojën që pacientët të drejtohen në institucione të tjera shëndetësore.
Me përkushtimin ndaj profesionit, përvojën shumëvjeçare dhe angazhimin në sektorin publik e privat, Behar Uka konsiderohet një nga profesionistët që ka dhënë kontribut të rëndësishëm në avancimin e diagnostikës laboratorike dhe rritjen e standardeve të shërbimeve shëndetësore në rajonin e Gjilanit./rajonipress/


