United Hospital

Begzad Sinani uron Fitër Bajramin, festë që na fton të gjithëve për vepra të mira

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kamenicë – Kryetari i Komunës së Kamenicës, Begzad Sinani në emrin e tij dhe në emrin e Komunës së Kamenicës i ka uruar besimtarët për Festën e Fitër Bajramit. “Kam nderin dhe kënaqësinë si Kryetar i Komunës së Kamenicës dhe në emrin tim t’ju uroj festën e Fitër Bajramit, Kryetarin dhe Këshillin e Bashkësisë Islame në Kamenicë dhe të gjithë besimtarët myslimanë me dëshirën që të gjithë të bëhemi bashkë për të shtruar dorën e pajtimit, solidaritetit dhe bamirësisë.

Muaji i shenjtë i agjërimit dëshmoi dedikimin tonë ndaj Perëndisë dhe sot kam kënaqësinë që të uroj çdo qytetarë të Komunës sonë bashkë me çdo besimtarë të fesë islame për festën e madhe të Fitër Bajramit.

Uji Dea

Uroj që gëzimi familjar dhe paqja midis nesh të karakterizojë festën e madhe të Fitër Bajramit në të cilën të gjithë ne bëhemi bashkë për të shtruar dorën e pajtimit, solidaritetit dhe bamirësisë.

Fitër Bajrami na fton të gjithë neve që të bëjmë edhe vepra të mira në vazhdimësi, duke kujtuar familjet në nevojë dhe në veçanti na fton që të vijojmë përpjekjet tona të pandërprera për mirëqenien e të gjithë qytetarëve,uroj që festa e Bajramit të na sjellë më afër njëri-tjetrit dhe t’ju gjejë të gjithë juve me shëndet, pranë familjeve tuaja të çmuara dhe me mbarësi”./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.