UBT

Begaj: Të përkushtuar ndaj mbrojtjes kolektive, Kosova realitet i pakthyeshëm

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA


Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, si folës në seancën plenare të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, tha se më shumë se kushdo tjetër, vendet e Ballkanit Perëndimor e kuptojnë më mirë çmimin e paqes, teksa Kosovën e cilësoi realitet të pakthyeshëm,

Ai më tej tha se NATO mbetet gur themeli i sigurisë dhe stabilitetit jo vetëm për Evropën, por për të gjithë botën demokratike.

UBT

“Ky takim zhvillohet në një moment kur themelet e sigurisë sonë po vihen sërish në provë. NATO mbetet gur themeli i sigurisë dhe stabilitetit jo vetëm për Evropën, por për të gjithë botën demokratike. NATO është Aleanca më e suksesshme, më e fuqishme dhe më e bashkuar në histori. Në mjedisin e ndërlikuar gjeopolitik të sotëm, NATO-ja përfaqëson një aleancë politike, ushtarake dhe morale, bazuar në mbrojtjen kolektive, vlerat e përbashkëta dhe një qëllim të përbashkët. Për Shqipërinë, anëtarësimi në NATO në vitin 2009 shënoi një kthesë historike. Ai afirmoi identitetin tonë si pjesë e familjes euroatlantike. Që nga ajo kohë, Shqipëria mbetet e përkushtuar fuqimisht ndaj misionit dhe vlerave të Aleancës. Ne jemi të përkushtuar ndaj mbrojtjes kolektive dhe do të vazhdojmë të marrim më shumë përgjegjësi për sigurinë evropiane”, tha Begaj, shkruan A2Cnn.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.