Eko Higjiena

Begaj për Rugovën: Vizioni i tij për Kosovën sot është realitet

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka kujtuar ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova, në përvjetorin e 20-të të ndarjes nga jeta.

Begaj konsideron Rugovën si vizionarin e Kosovës që me urtësi, durim e mençuri e projektoi Kosovën e pavarur e të lirë.

HW

“Sot përkujtojmë Ibrahim Rugovën, Presidentin vizionar të Kosovës, që me urtësi, durim e mençuri projektoi Kosovën e pavarur e të lirë. Presidenti Rugova e mendoi të ardhmen e Kosovës të lidhur ngushtë me vlerat evropiane: demokracinë, të drejtat e njeriut, pluralizmin dhe shtetin e së drejtës”.Begaj, mes tjerash, vlerëson se vizioni i Rugovës për Kosovën sot është një realitet.

“Vizioni i tij është sot një realitet. Trashëgimia e tij dëshmon se paqja, dialogu dhe orientimi drejt Evropës janë gurthemeli i shtetndërtimit dhe i së ardhmes së qëndrueshme” ka shkruar Begaj./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.