Befason Stoke, kërkon Shaqirin!

Asistent-trajneri i Stoke Cityt, Mark Bowen, ka njoftuar se Xherdan Shaqiri është shënjestër e klubit anglez për afatin e janarit.
Mesfushori i Bayern Munichut kërkohet nga shumë klube, mes tyre Interi, Liverpooli dhe Juventusi, ndërsa klubi i vogël anglez dëshiron të konkurrojë me këto emra për 23-vjeçarin.
“Do të ishte fantastike të merrnim një lojtar si ai në skuadër”.
“Janë edhe disa klube tjera të interesuara, por nuk do të thotë se ne heqim dorë. Ai është padyshim në listë, por ekziston konkurrencë për një lojtar me aftësitë e tij”, ka deklaruar Bowen për BBC Radio Stoke.
Shaqiri ka hapësira të kufizuara në Allianz Arena, ku Arjen Robben dhe Franck Ribery janë zgjedhja e parë e Pep Guardiolas, prandaj dëshiron të largohet. /Telegrafi/