Fundamenti

Befasitë e balotazhit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Zgjedhjet e balotazhit kanë sjellë diçka të papritur në opinionin kosovar, por kanë demantuar edhe shumicën e analistëve në Kosovë e rajon. Kandidati i “Vetëvendosjes”, Shpend Ahmeti, ka përmbysur liderin e opozitës, kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, në garën për Prishtinën.

Sipas rezultateve preliminare, Ahmeti ka fituar rreth 250 vota më shumë se kryetari i deritanishëm i Prishtinës. Megjithatë, Mustafa dhe LDK kanë dalë fitues moralë në zgjedhjet lokale të vitit 2013, duke fituar shumicën e komunave që i ka qeverisur PDK-ja. Partia e Isa Mustafës ka fituar Gjilanin, Mitrovicën në bashkëqeverisje, Ferizajn, Pejën, Lipjanin, Vitinë etj.

Ndërsa humbësit e këtyre zgjedhjeve janë dy partitë me bagazh lufte, PDK e kryeministrit Hashim Thaçi, e cila i ka fituar vetëm disa komuna të vogla dhe AAK e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.

Mobi Casa

Ky i fundit ka humbur dy komunat që kanë qenë bastion i tij, Gjakovën dhe Pejën, përfshirë edhe Rahovecin dhe Suharekën.

Madje e veçanta e balotazhit është heshtja e kryeministrit Hashim Thaçi, i cili kësaj here nuk doli me krahët përvjelë, siç dilte zgjedhjeve të shkuara, për të proklamuar fitoret.

Behgjet Pacolli po ashtu bëri befasi në këto zgjedhje, duke fituar Gjakovën e cila pak a shumë ishte pritur dhe Mitrovicën, për të cilën nuk kishte besuar askush. Këto zgjedhje megjithatë ishin leksion për partitë politike…/zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.