Bedri u kry

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Prej sot ish-Ministri i Ekonomisë, Bedri Hamza do të ushtroi postin e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës.

Vendimi është marrë nga Presidentja Atifete Jahjaga, e cila ka bërë dekretimin e Hamzës për guvernator.

Mobi Casa

“Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga dekretoi sot emërimin e z.Bedri Hamza në pozitën e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Sipas njoftimit, dekretimi u bë duke u bazuar në nenin 84, pika 27 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenin 38, paragrafët 1 dhe 2 të Ligjit 03/L-209, për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, si dhe duke u bazuar në Vendimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës nr.04-V-551, të datës 14 mars 2013, të pranuar në Zyrën e Presidentes më datë 25 mars 2013.