GRANDEMALL

Bechteli për Shkup

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Pas autostradës Morinë-Merdare, kompania amerikane Bechtel, duket se do ta ndërtojë edhe atë Prishtinë-Shkup. Zëdhënësja Ela Ruqi konfirmon se Bechtel do të marrë pjesë në tenderin për ndërtimin e këtij projekti.

Burime të Express, thonë se kjo kompani, sipas gjitha gjasave, është konkurrenti më serioz për ta fituar këtë tender, i cili shpallet në vjeshtë.

Bechtel-Enka nuk do të ndalet vetëm me ndërtimin e autostradës Morinë-Merdare. Kjo kompani po pretendon që ta marrë përsipër edhe ndërtimin e autostradës që e lidh Prishtinën me Shkupin.

Megjithëse ende nuk është hapur tenderi, zyrtarët e Bechtel-Enkës kanë konfirmuar se do të jenë konkurrentë në garë, në momentin që do të shpallet tenderi.

“Ne momentin që do të shpallet tenderi, sigurisht që do të marrim pjesë në tenderin për ndërtimin e këtij projekti”, ka thënë zëdhënësja për informim në këtë kompani, Ela Ruqi, në një prononcim për Express.

Uji Dea

Sipas saj, është normale që Bechtel si kompani ndërtimore të konkurrojë aty ku mendon se mund të marrë punë.

Ndërkaq, burime të gazetës brenda Qeverisë se Kosovës thonë se tashmë kanë filluar bisedat jozyrtare mes përfaqësuesve të kompanisë dhe institucioneve vendimmarrëse të Qeverisë së Kosovës.

Kjo kompani po shihet si më pretendente për t’ia besuar punën nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës.

“Bisedat kanë filluar dhe Bechtel shihet si pretendente edhe në autostradën e dytë”, ka thënë ky burim.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.