Fundamenti

Bechteli e Strabagu në garë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kompania amerikane, Bechtel dhe ajo austriake, Strabag kanë hyrë në garë për ndërtimin e autostradës së dytë, Prishtinë-Hani i Elezit. Këto dy kompani ishin konkurrentët kryesorë para 4 vitesh për ndërtimin e autostradës Morin-Merdar.

Në Ministrinë e Infrastrukturës, konfirmojnë se të dy kompanitë kanë dorëzuar dokumentacionin e tyre për shprehje të interesit.

Pas katër vjetësh, kompania amerikane, Bechtel dhe ajo austriake, Shtrabag kanë hyrë në garë për ndërtimin e autostradës Prishtinë – Hani i Elezit.

Dy këto kompani ishin konkurrentët kryesorë për ndërtimin e autostradës Morin – Merdar, të cilën e fitoi Bechtel.

Mobi Casa

Tash, pas shpalljes së shprehjes së interesit nga Ministria e Infrastrukturës për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Shkup, Bechtel dhe Shtrabag kanë konkurruar të parët.

Aktualisht, procesi është në fazën e parë, atë të shprehjes se interesit, prej ku më pas kompanitë konkurruese pritet të marrin pjesë pas shpalljes se tenderit.

Edhe në Ministrinë e Infrastrukturës, kanë konfirmuar se këto dy kompani janë në garë për projektin e ri kosovar. Në garë është edhe një kompani turko-italiane në konzorcium.

“Strabagu dhe Bechteli, si dhe disa konzorciume të tjera e kanë paraqitur dokumentacionin në Zyrën e prokurimit për shprehje te interesit”, ka thënë për “Express”, këshilltari Lah Nitaj.