ARKATANA

Bebe Rexha publikon fotografi provokuese nga pushimet në Maltë, merr vëmendjen me linjat e bujshme të trupit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka qenë së fundmi në Maltë, ku ka performuar në eventin “BBC Radio 1 Dance: Malta 2026”, të mbajtur më 22 gusht në UNO Malta.

Para mijëra fansave, artistja ka sjellë një performancë energjike, duke qenë një prej emrave kryesorë të mbrëmjes, krahas Jonas Blue, Linska, Charlie Hedges dhe Jeremiah Asiamah. Performanca e saj është transmetuar gjithashtu përmes BBC Radio 1 Dance.

Rexha ka performuar disa prej hiteve të saj, ndërsa vëmendje të veçantë ka marrë edhe repertori i saj më i ri, përfshirë këngët nga albumi “Dirty Blonde”, të cilin e publikoi këtë vit si artiste e pavarur.

Por, përtej angazhimit muzikor, Bebe ka shfrytëzuar qëndrimin në ishull edhe për të shijuar disa ditë pushimi buzë detit.

Fundamenti

Artistja ka ndarë me ndjekësit në Instagram disa fotografi nga koha e kaluar në Maltë, ku shfaqet me bikini duke shijuar detin dhe atmosferën verore.

Në disa prej imazheve, Rexha ka zgjedhur të shfaqet më e guximshme dhe të vërë në pah linjat e saj trupore, duke treguar edhe një herë se nuk lejon komentet për pamjen e saj fizike t’ia zbehin vetëbesimin.

Këngëtarja e hitit “Me, Myself & I” është komentuar herë pas here në rrjetet sociale për peshën dhe ndryshimet në pamjen e saj, por në fotografitë e fundit ajo duket se i ka lënë mënjanë të gjitha komplekset, duke shijuar pushimet dhe duke u ndier mirë me veten.

Pas aventurës në Maltë, Rexha vazhdon me angazhimet e saj muzikore, ndërsa performanca në “BBC Radio 1 Dance: Malta” i është shtuar një vere tashmë të ngarkuar me koncerte dhe festivale në Evropë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.