Mobi Casa

Bebe Rexha: Kur vjen radha e frutave, është një shenjë që mysafirët duhet të çohen

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Bebe Rexha ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin e njohur amerikan Delish Snacks, ku ka ndarë me publikun detaje interesante rreth ushqimeve të saj të preferuara, por edhe për traditat shqiptare të mikpritjes.

Edhe pse është lindur dhe rritur në New York, këngëtarja me origjinë shqiptare theksoi se është rritur në një frymë të fortë të kulturës shqiptare, veçanërisht kur bëhet fjalë për mënyrën se si priten mysafirët në shtëpi.

Gjatë bisedës, ajo tregoi se shqiptarët kanë një mënyrë shumë të veçantë të mikpritjes.

Sipas saj, gjithçka nis me shërbimin e çokollatave të vogla, për të vazhduar më pas me lëngje frutash apo pije të gazuara. Më pas, në tavolinë vendoset një tabaka me ushqime të kripura si çipsa apo kikirikë, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe mikpritëse.

Megjithatë, momenti më interesant dhe më humoristik i intervistës ishte kur Bebe Rexha zbuloi një “rregull të pashkruar” të mikpritjes shqiptare.

ARKATANA

Ajo tha se servimi i frutave në fund të vizitës shpesh është një sinjal i heshtur për mysafirët.

“Është një rregull që nëse e kupton, e kupton vet. Servimi i frutave në fund është diçka si ‘erdhi koha për t’u çuar’”, u shpreh ajo me humor, duke shkaktuar të qeshura në studio.Moderatorja e emisionit u habit nga kjo traditë dhe e pyeti: “A është vërtet kështu?”, ndërsa Bebe e konfirmoi me buzëqeshje, duke e bërë momentin edhe më argëtues.

Krahas këtyre rrëfimeve, artistja shfrytëzoi intervistën edhe për të promovuar albumin e saj të ri, Dirty Blonde, i cili pritet të publikohet i plotë më 12 qershor.

Me këtë paraqitje, Bebe Rexha jo vetëm që solli më pranë publikun amerikan me kulturën shqiptare, por dëshmoi edhe një herë krenarinë e saj për rrënjët dhe traditat nga vjen.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.