ARKATANA

BE s’pranon që Kurti të shkruaj draft: Themelimi i Asociacionit pritet të nisë shpejt, Kosova të jap komente për propozimin e ofruar

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Zëdhënësja e BE-së, Nabila Masrali, në një përgjigje për Gazetën Express ka folur rreth deklarimit të kryeministrit Albin Kurti, për çështjen e Draftit të Asociacionit, i cili ka shprehur gatishmëri për të shkruar Draftin gjatë vitit 2024, meqë Lajcak ka thënë se Asociacioni është çështje e brendshme e Kosovës.

Masrali ka thënë se drafti i BE paraqet “mënyrën moderne evropiane se si të trajtohet çështja e ndjeshme e pakicave”

Ajo tutje ka thënë se BE dhe partnerët besojnë që Drafti i BE është mënyra më e mirë për të adresuar ndjeshmëritë e të dy palëve dhe që presin që palët të vazhdojnë diskutimet mbi bazën e Draftit të BE-së.

Mobi Casa

Masrali ka thënë se Kosova e ka pasur mundësinë ta shkruaj Draftin që nga viti 2013 dhe se tashmë kryeministri Kurti mund të japë komentet dhe sugjerimet për Draftin.

“Siç e kemi thënë shumë herë më parë, projekt-statuti evropian, i cili i është paraqitur kryeministrit Kurti më 21 tetor nga emisari Lajcak dhe këshilltarët kryesorë diplomatikë të presidentit francez, kancelarit gjerman dhe kryeministrit italian, së bashku me emisarin Escobar të SHBA-së, paraqet një mënyrë moderne evropiane se si të trajtohet çështja e ndjeshme e mbrojtjes së pakicave. BE-ja dhe partnerët e saj besojnë se është mënyra më e mirë e mundshme për të adresuar ndjeshmëritë e të dyja palëve. Ne presim që të dyja palët të vazhdojnë diskutimet mbi bazën e këtij drafti. Kosova ka pasur mundësinë që në 10 vitet e fundit të paraqesë një propozim për ASM. Në këtë fazë të avancuar të procesit ku pritet të fillojë së shpejti themelimi i Asociacionit, Kosova është e ftuar të japë komentet dhe sugjerimet e tyre për draftin në tryezë.”, ka thënë Masrali për Express.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.