FITORJA

BE njohu pasaportat ilegale, Haziri: Kurti tetë herë veproi pa koordinim, ja si po i kthehet tash

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Bashkimi Evropian ka marrë vendim që të njohë edhe pasaportat e lëshuara nga institucionet e Serbisë dhe kësisoj t’ua mundësojë lëvizjen e lirë në Zonën Schengen edhe serbëve të Kosovës që janë të pajisur me një dokumentacion të tillë, të njohur edhe si “koordinacija”. Lidhur me këtë veprim të Brukselit zyrtar dhe rreth asaj se çka nënkupton kjo për shtetësinë e Kosovës, në një prononcim për Gazetën Express ka folur nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

Haziri thotë se kjo është një kundërpërgjigje që po e merr Qeveria Kurti për tetë rastet kur ka vepruar pa koordinim dhe me arsyetimin se po e shtrinë sovranitetin në Veri të Kosovës.

“Lidhur me heqjen e vizave për serbët e Kosovës me pasaporta ilegale, kështu është kur vepron njëanshëm në tetë rast kinse për qëllime sovraniste dhe dërgon “kërcënime” për pakicat se edhe pensionet ua kanë rrezikuar e ndihmat sociale, ja si të kthehet tash”, ka thënë Haziri për Express.

Numri dy i LDK-së thotë se dështimi i politikës kosovare çdo ditë po e barazon Kosovën dhe Serbinë në të keqën e saj.

Eco Higjiena

Në fund Haziri thotë se tashmë Kosova ka raporte të kushtëzuara, masa ndëshkuese, sekuencimin dhe se dy aplikacione të Kosovës ende janë të mbyllura.

Për njohjen e pasaportave ilegale të lëshuara nga institucionet paralel ka ngritur shqetësime edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila një çështje të tillë e ka adresuar edhe në takimin me ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier.

Kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla-Schëarz, në një konferencë për media të mbajtur të mërkurën ka qenë e ashpër me BE-në, duke thënë se një vendim i tillë çon në rrugë të gabuar. Ajo ka thënë se duket që në BE ka akterë të cilët s’dëshirojnë integrimin e pakicave, por ndarjen e tyre.

“Sa i përket çështjes së pasaportave që s’lëshohen nga institucionet e Kosovës, ne kemi paralajmëruar partnerët evropianë. Është vendim që çon në rrugë të gabuar, dhe të bën të kuptosh që disa akterë në BE s’janë të interesuar për integrim më të mirë të pakicave, por punojnë në drejtim të një ndarje të tyre. Ne mendojmë se është e gabuar”, ka deklaruar Gërvalla të mërkurën në konfernecë për media./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.