FITORJA

BE mandaton EULEX-in t’i ndjekë penalisht top-politikanët e dyshuar për krime lufte

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Bashkimi Evropian ka mandatuar misionin e vet në Kosovë që të merret edhe me rastet që mund të procesohen për gjykim jashtë territorit të vendit.

Siç raporton agjencia e lajmeve DTT-net.com, ministrat e jashtëm të BE-së sot kanë autorizuar misionin EULEX të jetë i përfshirë në ndjekjen penale të të dyshuarve kryesorë të shqiptarëve të Kosovës për krime lufte, përfshi edhe top-liderët dhe politikanët aktualë, në lidhje me pretendimet e hedhura nga senatori zviceran Dick Marty për trafikimi me organe të njerëzve.

Rrjedhimisht, me vendimin e sotëm hapen rrugët edhe për krijimin e Tribunalit, ku sipas paralajmërimeve do zhvillohen gjykimet në lidhje me krimet që janë kryer sipas aludimeve të senatorit Dick Marty, raporton televizioni publik i Kosovës.

Tani për themelimin e kësaj gjykate pritet edhe formimi i institucioneve të Kosovës të cilat duhet të sigurojnë edhe mbështetjen e Parlamentit për këtë Tribunal.

Pos mandatit që të veprojë edhe jashtë Kosovës, EULEX-i misioni më i madh i Bashkimit Evropian, ka marrë edhe mbështetje financiare e cila do vlejë deri në verën e vitit që vjen.

GRANDEMALL

Kështu ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian kanë ndarë 55.82 milion euro për të mbuluar të gjitha aktivitetet e EULEX-it për periudhën deri më 14 qershor të vitit e të vitit që vjen.

Misioni i EULEX-it është misioni më i madh dhe më i shtrenjtë që ka pasur deri me tash BE.

Zyrtarët evropianë tërheqin vërejtjen se në të ardhmen, ky mision duhet të ketë sa më shumë rol mbikëqyrës dhe këshillues ndërsa kompetencat do të duhej të kalonin tek autoritetet e Kosovës.

Sido që të jetë, EULEX-i do të vazhdoj të ketë fuqi ekzekutive në rastet e disa krimeve të nivelit të lartë./koha.net/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.