GRANDEMALL

BE kushtëzon Serbinë për Kosovën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Bashkimi Evropian po e kushtëzon Serbinë dhe do të vazhdojë ta kushtëzojë integrimin e saj deri në zbatimin e të gjitha marrëveshjeve që ka nënshkruar me Kosovën në negociatat e Brukselit. Kështu ka thënë në një prononcim për gazetën “Zëri” ministrja për Dialog, Edita Tahiri.

Në anën tjetër, pala serbe po refuzon që ta vazhdojë dialogun duke i ndjekur kushtet e Kosovës. Sipas ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, janë disa tema si çështja e kufirit, dëmshpërblimet e luftës, etj, për të cilat Serbia as që do të flasë e lërë më të veprojë.

ARKATANA

Megjithatë në Bruksel thonë se dialogu është i ndërtuar mbi marrëveshje e asnjëherë mbi ultimatume. Ndërkohë, opozita në Kosovë mendon se zgjidhja më e mirë që mund të bëhej në këtë dialog është ndërprerja e bisedimeve Kosovë –Serbi. Ndërsa analistët deklaratat e Serbisë i konsiderojnë si blof duke pasur parasysh rrjedhën e ngjarjeve mes këtyre shteteve deri më tani.

“Kushtet për Serbinë i ka vendosur BE-ja dhe këto kushte janë në Kapitullin e 35-të, të cilat kushtëzojnë Serbinë që t’i zbatojë marrëveshjet e Brukselit nëse dëshiron të afrohet me BE-në”, ka thënë ministrja për Dialog, Edita Tahiri, për gazetën “Zëri”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.