GRANDEMALL

BE-ja thirrje Kosovës që të përmbahet nga veprimi i njëanshëm për rihapjen e Urës së Ibrit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Zëdhënësi i BE-së Peter Stano, ka thënë edhe sot se rihapja e urës në Ibër është çështje e dialogut ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe se çdo vendim për hapjen e saj duhet të merret në kuadër të dialogut.

“Bisedimet janë duke vazhduar dhe BE-ja po bashkëpunon ngushtë me partnerët e saj ndërkombëtarë në Kosovë. BE u bën thirrje të gjitha palëve të interesuara që të përmbahen nga çdo veprim i pakoordinuar dhe i njëanshëm”, tha Stano, transmeton Zeri.info.

Siç shton ai, të gjitha marrëveshjet nga dialogu, përfshirë edhe ato për urën në Ibër, duhet të zbatohen plotësisht.

Uji Dea

Stano po ashtu ka deklaruar se teknikisht ka përfunduar puna për rivitalizimin e urës në Mitrovicë.

Kujtojmë se kryeministri Albin Kurti, ditë më parë ka pasur një takim me ambasadorët e shteteve të QUINT-it, ku temë diskutimi ka qenë rihapja për qarkullim e urës mbi Ibër, por deri tani nuk ka një vendim përveç paralajmërimeve se e njejta do të hapet së shpejti. /Zëri

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.