Fundamenti

BE-ja edhe në të ardhmen do ta ndihmojë regjionin e Anamoravës

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryesuesi i Bordit AZHR lindje kryetari i Kamenicës Begzad Sinani, ka çmuar angazhimet e BE për të ndihmuar regjionin e lindjes, duke thënë se pa këtë ndihmë as do të mund të imagjinohej zhvillimi i kësaj pjese.

Agjencisë për Zhvillim Rajonal – Lindje ka mbajtur të premten një takim, në të cilin kanë marrë pjesë zyrtarë të lartë të zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, nënkryetari i Komunës së Gjilanit Rexhep Kadriu, kryetari i Kamenicës Begzad Sinani.

Bashkimi Europian ka ndihmuar Gjilanin dhe Anamoravën në ndërtim të shkollave, bibliotekës dhe ndihmë bizneseve të vogla dhe të mesme.

Christof Stock, shef i bashkëpunimit në zyrën e BE-së në Kosovë, theksoi se rajoni i lindjes ka fituar më së shumti projekte në programin “Kosova e Bukur”, ndërsa u zotua se edhe në të ardhmen ky regjion do të ketë përfitime nga fondet e BE-së.

Fundamenti

Ndërsa nënkryetari Rexhep Kadriu ka falënderuar BE-në për ndihmën e madhe për Gjilanin, duke thënë se këto projekte ua kanë bërë jetën më të mirë qytetarëve.

“Në emër të kryetarit Haziri ju falënderoj shumë për ardhjen në Gjilan. Pa ndihmën tuaj dhe RDA-së, nuk do të mund të bëheshin këto projekte të mira. Faleminderit Bashkimit Europian, që përmes programit të EURED’it kanë bërë projekte të mira në vitet e kaluara për ndërtimin e shkollave, bibliotekës etj, e tash së fundi edhe projektet e fituara nga “Kosova e Bukur”, të cilat kanë për qëllim t’ua bëjnë jetën më të mirë qytetarëve. Ndihma e BE-së për Gjilanin nuk është vetëm në ndërtim të objekteve, por edhe në ndihmën që u është ofruar bizneseve të vogla dhe të mesme dhe me këtë mbështetje është forcuar ekonomia gjilanase”, ka thënë nënkryetari Kadriu.

Ndërsa kryesuesi i Bordit AZHR lindje kryetari i Kamenicës Begzad Sinani, ka çmuar angazhimet e BE për të ndihmuar regjionin e lindjes, duke thënë se pa këtë ndihmë as do të mund të imagjinohej zhvillimi i kësaj pjese.

“Si kryesues i Bordit AZHR lindje, ju falënderoj për bashkëpunimin e deritashëm. Respektoj zgjedhjen që keni ardhur për vizitën që të informoheni për të arriturat e kësaj ane me vullnetin që të bëhen punë të mira. I çmoj shumë angazhimet tuaja, presim shumë nga ju, kemi nevojë për ju dhe me ndihmën tuaj synojmë t’i arrijmë standardet dhe jemi gati të dëgjojmë këshillat dhe rekomandimet tuaja”, ka pohuar kryetari i Kamenicës Begzad Sinani./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.