Eko Higjiena

BE-ja aprovon krijimin e Gjykatës Speciale

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Java e ardhshme do të jetë vendimtare sa i përket vazhdimit të mandatit të EULEX-it dhe krijimit të një gjykate speciale për krime lufte. Në këtë drejtim tashmë kanë përfunduar pothuajse të gjitha procedurat e nevojshme, duke përfshirë edhe pajtimin e 28 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian. Në një takim që këto të fundit kanë pasur të premten në nivel ambasadorësh në Bruksel, unanimisht janë pajtuar me përmbajtjen e letrës për EULEX-in dhe gjykatën.

Burime të gazetës Tribuna, të afërta me këtë proces, kanë bërë të ditur se diskutimet janë zhvilluar të premten pasdite, ndërsa ka pasur pajtim të plotë për përmbajtjen e letrës. “Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së nuk kanë pasur vërejtje për përmbajtjen letrës pasi në tërësi janë pajtuar që ajo të ecë tutje. Tash i mbetet presidentes të dërgojë ftesë, ndërsa atë ta konfirmojë përfaqësuesja e BE-së për politikë të jashtme, Catherine Ashton.

ARKATANA

E gjithë kjo procedurë pritet të përfundojë më së largu deri të martën”, ka thënë ky burim. Nëse gjatë rrugës nuk paraqitet ndonjë telash procedural, atëherë Kuvendi i Kosovës do ta fusë për votim këtë dokument në seancën që parashihet të mbahet të enjten më 17 prill. Deri atëherë grupet parlamentare duhet të vendosin nëse do ta votojnë këtë pako…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.