Eko Higjiena

Bazeli dhe Cyrihu “shtyhen” për Mehmedin

/ 1 minutë lexim

Si FC Basel ashtu edhe FC Zürich do të kishin mundësi vetëm për huazim dhe jo për angazhim të përhershëm të Mehmedit.

FC Basel dhe FC Zürich po “shtyhen” se cili do ta marrë futbollistin tetovar të zonës së sulmit, Admir Mehmedi, i cili aktualisht ndodhet në Kiev të Ukrainës.

Hidromorava

FC Zürich, klubi në të cilin kishte luajtur më parë Mehmedi, e ka shprehur qysh më herët interesimin për ta marrë në huazim sulmuesin shqiptar. Por ndërkohë edhe FC Basel është duke menduar të njëjtën gjë. Basel me Mehmdin dëshiron një alternativë për Bobadila-n e lënduar, i cili nuk pritet të shërohet para fundit të marsit.

Klubet zvicerane kanë kohë deri më 15 shkurt për “t`u shërbyer” me lojtarë jashtë vendit. Kontrata e Mehmedit vlen deri në vitin 2016, kështu që si FC Basel ashtu edhe FC Zürich do të kishin mundësi vetëm për huazim dhe jo për angazhim të përhershëm të Mehmedit.(albinfo)