Baze: Trashëgimia më e çmuar e Ibrahim Rugovës është shteti i Kosovës, jo djali i tij

Analisti dhe publicisti nga Shqipëria, Mero Baze ka komentuar arrestimin e Ukë Rugovës për krim të organizuar.
“Si ‘Baba i Kosovës’, Ibrahim Rugova duhet të jetë sot krenar që ka lënë pas një shtet, i cili nuk druhet të arrestoj djalin e Ibrahim Rugovës”, ka shkruar Baze në Facebook.
Sipas tij, trashëgimia e tij më e çmuar është shteti i Kosovës, jo djali i tij.
“Fatkeqësisht kjo nuk po ndodh në Shqipëri. Trashëgimia e Berishës në shtet, është e njëjtë si trashëgimtarët e tij”, ka përfunduar Baze. /Telegrafi/